string(91) "haxhiu-per-themelimin-e-qeverise-do-te-takohemi-me-grupe-parlamentare-perjashtojme-opoziten"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 14:00

Haxhiu për themelimin e Qeverisë: Do të takohemi me grupe parlamentare, përjashtojmë opozitën

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 14:00

Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për krijimin e Qeverisë së re.

Ajo ka thënë se do të takohen me grupe parlamentare, por ka shtuar se e përjashtojnë opozitën.

Lexo Edhe:

“Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët të cilët do t’i kemi”, tha Haxhiu për KosovaPress.

KQZ më 27 mars certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas tyre, VV ka marrë 48 ulëse, PDK 24, LDK 20 dhe AAK-Nisma 8 mandate.