Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu e ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Kuvendi tha në një komunikatë se “biseda u përqendrua në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, në veçanti në dimensionin parlamentar dhe në mundësitë për të thelluar shkëmbimin e përvojave institucionale”.
“Kryetarja Haxhiu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira me Slloveninë dhe vlerësoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për konsolidimin demokratik dhe integrimin evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...