Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka cilësuar situatën aktuale një krizë politikë për të cilën ka thënë se “do të thellohet”. Sipas tij, pa marrëveshje politike nuk do ketë ecje përpara.
Ai ka folur edhe për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, ku tha se ky tashmë është proces politik, e jo procedural. Haziri tha se brenda Vetëvendosjes ka emra të tjerë për postin e kryetarit të Kuvendit, duke shtuar se “ka qenë befasi lëvizja e Glauk Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit”.
“Ky është proces politik, e jo procedural. Ftesat për konsultime si ‘ne e kemi kandidatin për kryeparlamentar, e ju bini kandidatin për nënkryetar’. Kjo s’është zgjidhje sepse udhërrëfyesi i Gjykatës Kushtetuese ekziston…Partia e parë duhet të bëjë përpjekje për të krijuar shumicën që mundëson zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Haziri.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...