Haziri flet për takimin Kurti - Mustafa, marrëveshja për qeverinë brenda pak ditësh - Gazeta Express
string(80) "haziri-flet-per-takimin-kurti-mustafa-marreveshja-per-qeverine-brenda-pak-ditesh"

Gazeta Express

28/11/2019 15:09

Haziri flet për takimin Kurti – Mustafa, marrëveshja për qeverinë brenda pak ditësh

Gazeta Express

28/11/2019 15:09

Ka mbetur edhe më pak se një orë nga takimi i paraparë që të mbahet në mes të liderëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen çështjet e fundit që kanë mbetur për të finalizuar koalicionin në mes të dy partive të dala të parat nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, shkruan Gazeta Express.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe Isa Mustafa sot do të fillojnë diskutimet për të gjitha çështjet e hapura, ndarjen e ministrive dhe emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se brenda disa ditëve do të formatizohet marrëveshja qeverisëse.

Teksa thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike ai shton se çështjet kryesore janë harmonizuar.

Përkundër deklaratave të mëhershme, Haziri thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike.

Gazeta Express ka raportuar se LDK-ja dhe VV-ja do të takohen në orën 16:00 në Kuvend të Kosovës, derisa do të marrin pjesë fytyrat kyçe të të dy partive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement