string(87) "haziri-letra-i-eshte-adresuar-kryetarit-te-ldk-se-vetem-dhe-vetem-ai-mund-te-deklarohet"

Haziri: Letra i është adresuar kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund të deklarohet

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 14:32

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hezituar ta komentojë ftesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takim të mërkurën ose të enjten për të diskutuar për formimin e institucioneve Kuvendit dhe Qeverisë.

“Letra është adresuar Kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet!”, tha Haziri për RTV21.

Lexo Edhe:

Ftesa e Kurit drejtuar LDK-së vije pas takimeve që kishte zhvilluar me partitë minoritare jo serbe në objektin e Qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ishte ankuar se Serbia po ndërhynë për pengimin e formimit të institucioneve të reja përmes ndikimit te deputetët e partive minoritare jo serbe.