string(67) "haziri-paralajmeron-vonesa-vv-mund-ta-coje-vendin-ne-krize-politike"

Haziri paralajmëron vonesa: VV mund ta çojë vendin në krizë politike

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 9:16

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur lidhur me ecurinë e procesit politik, tashmë pas certefikimit të rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ.

Ai ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur këtë si “rrugën e vetme në të cilën Kosova duhet të kalu.

Lexo Edhe:

‘’Duhet të ndodhë konstituimi i Kuvendit dhe kjo është rruga e vetme në të cilën Kosova duhet me kalu’’ thotë ai për FrontOnline.

Haziri, ka shprehur shqetësimin e tij mbi vonesat politike që kanë shoqëruar procesin e numërimit dhe ka paralajmëruar se çdo vonesë shtesë mund të rrezikojë përfshirjen e vendit në një cikël krizash.

‘’Se a do të ketë zgjedhje tjera apo jo, kjo do të determinohet nga procesi, por vonesë politike ka. Me vetë faktin se ka zgjatur vetëm procesi i numërimit kaq shumë, imagjinoni tash procesi i konstitumit sa kohë mund të merr’’ shprehet ai.

Haziri ka theksuar se procesi i konstituimit mund të zgjasë, ndërsa vullneti politik i partisë fituese do të jetë kyç për përshpejtimin ose vonimin e këtij procesi.

‘’Por varet nga vullneti politik i partisë së parë se a ka vullnet politik me përshpejtua procesin, apo ka vullnet për me shkaktu kriza se për vonesa mos të flasim. Kosova mund të hyjë në ciklin e kriza dhe kjo është shumë e keqe për republikën tonë” ka thënë Haziri.