Sot duke filluar nga ora 10:00, pritet të mbahet seanca konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij politik mbetet i njëjtë.
“Jo, nuk kemi ndryshuar qëndrim. LDK do ta ketë qëndrimin e njëjtë edhe ditën e nesërme. Partia e parë që ka marrë më së shumti vota do të duhet të zgjedhë edhe kryetarin e Kuvendit edhe të formojë Qeverinë. Nëse jo, rruga duhet të hapet. Gjithçka është e rregulluar me Kushtetutë. Partia e voton, kryetari i Kuvendit duhet të ketë shumicën e votave. Për LDK-në nuk është problem emri i kandidatit,” ka deklaruar Haziri për IndeksOnline.
Vlen të theksohet se kandidatja për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dështuar të fitojë besimin e deputetëve për të pestën herë. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta konsiderojë atë si kandidate të denjë për këtë pozitë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...