Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, në FRONTAL të T7 ka folur për atë që po ndodh në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, pasi këta të fundit kanë ndërprerë punimet e Komunës në sheshin “Xhorxh Bush”.
Haziri ka thënë se kjo është ndërhyrje klasike e politikës, meqë s’duan ta lejojnë Përparim Ramën që të punojë, shkruan Express.
“Ndërhyrje klasike politike, për mos me të lënë me punu”, ka thënë Haziri.
Ai thotë se kjo po ndodh meqë po afrohen zgjedhjet lokale dhe se Qeveria Kurti s’dëshiron që të lejojë kreun e Prishtinës që të punojë./Express/