Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mohuar të ketë pasur skemë kriminale për çështje votash, ashtu siç po flitet e shkruhet ditëve të fundit.
Haziri ka thënë se në LDK nuk praktikohet një gjë e tillë.
“S’ke bo ankesë me kohë kush të ka faj? Ne nuk kemi besuar që diçka e tillë mundet me ndodh. Me dijen time LDK-ja nuk e pranon këtë lloj ndikimi e skene. Nuk kemi vepru e nuk guxon askush në LDK me mendu fabrikisht mënyra të marrjes së votës“, tha ai në Kanal10.