Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në hendbollin e femrave në Prishtinë.
Në fakt, Italia po luante me Austrinë në finalen e madhe të Kampionatit Evropian U-19, Divizioni B.
Italianet fituan bindshëm, 29:21 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.
Por, protagoniste e kësaj loje ishte hendbollistja italiane, Matilde Girotto.
Ndonëse përballë e kishte portën e zbrazët, numri 2 i Italisë nga afërsia gjuajti mbi portë, duke i befasuar të gjithë.
Natyrisht, një gjë e tillë nuk ishte parë më herët.
Për më tepër, video më poshtë tregon gjithçka rreth huqjes më të madhe të vitit dhe të karrierës së hendbollistes italiane, të cilën në rrjetet sociale e ka postuar gazetari i RTK-së, Artan Muhaxhiri, i cili ishte duke e komentuar këtë lojë. /Gazeta Express/