Hidhet shorti për çerekfinale të FA Cup - Gazeta Express
string(39) "hidhet-shorti-per-cerekfinale-te-fa-cup"

Gazeta Express

04/03/2020 23:17

Hidhet shorti për çerekfinale të FA Cup

Gazeta Express

04/03/2020 23:17

Kampioni në fuqi Manchester City do të udhëtojë drejt Newcastle United për ndeshjen çerekfinale të FA Cup, pas shortit të hedhur të mërkurën në mbrëmje.

Arsenali, i cili e mban rekordin me më së shumti trofe në këtë garë (13), e viziton Sheffield Unitedin, ndërsa Chelsea, i cili për herë të fundit e fitoi më 2018, do të luajë në udhëtim ndaj Leicester City, transmeton Gazeta Express.

Çifti i fundit çerekfinal do të zhvillohet mes Norwich dhe Manchester United apo Derby County, duel që zhvillohet nesër.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 21 dhe 22 mars. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement