Hoffenheimi i kosovarëve merr fitoren e katërt radhazi në Bundesliga - Gazeta Express
string(68) "hoffenheimi-i-kosovareve-merr-fitoren-e-katert-radhazi-ne-bundesliga"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 22:40

Hoffenheimi i kosovarëve merr fitoren e katërt radhazi në Bundesliga

Futboll

Gazeta Express

27/01/2026 22:40

Hoffenheimi – ku luajnë tre shqiptarë të Kosovës – ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesliga.

Albian Hajdari e Leon Avdullahu me shokë fituan 2-0 në udhëtim te Ëerder Bremeni, teksa Fisnik Asllani nuk u inkuadrua fare.

Alexander Prass shënoi golin e parë në pjesën e parë, në minutën e 44-të.

Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Grischa Promel në minutën e 54-të, dy minuta pasi Ëouter Burger u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund, Hoffenheimi e mbajti portën e pastër, duke mos pësuar gol dhe duke e ruajtur epërsinë prej 2-0.

Ndeshjen e kompletuan dyshja kosovare, Leon Avdullahu – që u vlerësua me notën 7.2 – dhe Albian Hajdari, i vlerësuar me notën e njëjtë.

Fisnik Asllani – për herë të parë këtë sezon – mbeti pa asnjë minutë të lojës, duke qenë në bankën rezervë.

Me këtë fitore, Hoffenheimi mban pozitën e tretë në tabelë me 39 pikë, 11 më pak se Bayern Muncheni në pozitën e parë dhe tri më pak se Dortmundi në vendin e dytë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement