Holanda favorizohet për ndeshjen me Rumaninë - Gazeta Express
string(44) "holanda-favorizohet-per-ndeshjen-me-rumanine"

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 12:40

Holanda favorizohet për ndeshjen me Rumaninë

Sport

Gazeta Express

02/07/2024 12:40

Rumania e Holanda takohen të martën në ndeshjen e parafundit të një të tetës së finales në Euro 2024.

Ndeshja zhvillohet në Munih nga ora 18:00.

Lexo Edhe:

Holandezët tradicionalisht i kanë dominuar këto ndeshje. “Tulipanët” ishin pa humbje edhe ndaj Austrisë që nga viti 1990, por u mposhtën javën e kaluar.

Rumania e fitoi grupin e saj, ndërsa Holanda u kualifikua si njëra prej përfaqësueseve më të mira të vendit të tretë.

Me gjithë problemet, Holanda llogaritet favorite ndaj Rumanisë.

Rumunët e fituan Grupin E, ku të gjitha katër përfaqësueset i mblodhën nga katër pikë. Ndërkohë Holanda ishte e treta në Grupin D, pas Austrisë dhe Francës.

Rumania për herë të dytë paraqitet në fazën nokaut të Evropianit. Në vitin 2000 arriti në çerekfinale. Ndërkohë Holanda e ka fituar Evropianin në vitin 1988.

Holanda i ka fituar dhjetë prej 14 ndeshjeve ndaj Rumanisë. Ka shënuar 29 gola, ndërsa Rumania i ka vetëm tri. Fitoren e vetme ndaj Holandës, Rumania e shënoi në tetor të vitit 2007. Ishte ndeshje kualifikuese për Evropian.

“Ne jemi vend krenar. Duam të fitojmë. Duam të luajmë futboll të bukur. Por kjo nuk ndodhë gjithmonë. I pranojmë kritikat, por duam të kthejmë gjërat në favorin tonë në ndeshjen e ardhshme dhe t’i bëjmë njerëzit të lumtur me rezultatin përfundimtar”, ka thënë selektori i Holandës, Ronald Koeman.

Ndërkohë rumunët shpresojnë të vazhdojnë rrugëtimin e mahnitshëm. Po ashtu e pranojnë forcën e rivalëve.

“Nëse luani për të shkruar histori atëherë ju jepni më të mirën. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, sidomos ato ndeshje që mund t’iu dërgojnë në çerekfinale. Holanda është favorite. Ka lojtarë të jashtëzakonshëm, por edhe ne kemi anët e forta”, ka thënë selektori i Rumanisë, Edward Iordanescu.