Holanda fiton me përmbysje ndaj Turqisë, shkon në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(61) "holanda-fiton-me-permbysje-ndaj-turqise-shkon-ne-gjysmefinale"

Futboll

Gazeta Express

06/07/2024 22:54

Holanda fiton me përmbysje ndaj Turqisë, shkon në gjysmëfinale

Futboll

Gazeta Express

06/07/2024 22:54

Holanda është gjysmëfinalistja e katërt dhe e fundit e Euro 2024.

“Tulipanët” triumfuan 2:1 në çerekfinale ndaj Turqisë, duke fituar me përmbysje të rezultatit.

Turqit kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Akaydin shënoi me kokë, pas asistimit të Arda Guler.

De Vrij me një gol fantastik me kokë barazoi shifrat në minutën e 70-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

E vetëm gjashtë minuta më pas, Cody Gakpo realizoi për 2:1 dhe fitoren e kualifikimin e Holandës.

Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë me 10 korrik. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement