string(67) "holanda-ndihmon-shskuk-ne-me-donacion-ne-vlere-prej-250-mije-eurosh"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 13:42

Holanda ndihmon ShSKUK-në me donacion në vlerë prej 250 mijë eurosh

Lajme

Gazeta Express

03/12/2020 13:42

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, në prezencë të u.d, drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe  ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dorëzuar donacion për ShSKUK-në, në vlerë prej 250 mijë eurove, në të cilin përfshihen maska dhe veshje anti-covid.

Me rastin e dorëzimit të këtij donacioni ajo tha se ka kënaqësinë që shteti i Holandës përmes UNOP-sit, po e ndihmon shëndetësinë kosovare.

Lexo Edhe:

Tutje, ajo ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-covid, mënyrë që menaxhimi i situatës të jetë më i lehtë.

Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka falënderuar ambasadoren dhe shtetin e Holandës për këtë donacion, duke vlerësuar se ky donacion është i rëndësishëm për stafin shëndetësor që punon në ShSKUK.

Ndërsa ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi falënderoi shtetin holandez, theksoi se vlera e donacionit është 250 mijë euro dhe në të përfshihen  maska dhe mjete tjera mbrojtëse që do të ndihmojnë në  menaxhim të situatës së pandemisë, por, do ta lehtësojnë edhe punën e profesionistëve dhe menaxhmentit të cilët do ta kenë më lehtë menaxhimin e situatës.