string(78) "horror-ne-france-gjendet-pajete-ne-qese-plehrash-5-vjecarja-me-origjine-rumune"

Horror në Francë, gjendet pajetë në qese plehrash 5-vjeçarja me origjinë rumune

Lajme

Gazeta Express

26/04/2023 8:32

Një ngjarje makabre ka tronditur Francën, pasi një vajzë 5-vjeçare është gjetur e pajetë në një qese plehrash në një apartament në Rambervillers. Prindërit me origjinë rumune kishin denoncuar zhdukjen e vogëlushes pasdite.

“Vajza e vogël u gjet e pajetë në banesë. Ishte policia që e gjeti trupin. U përpoqën të bënin masazhe në zemër, por nuk mundën të bënin asgjë. Për fat të keq ishte tepër vonë”, tha kryebashkiaku Jean-Pierre Michel.

Lexo Edhe:

Për ngjarjen policia ka arrestuar 16-vjeçar, i cili ndodhej në banesën ku u gjet trupi i viktimës. Sipas mediave lokale, trupi i viktimës u gjet në një shtëpi që ndodhet rreth njëqind metra larg shtëpisë së sulmuesit të dyshuar. Sipas kryebashkiakut, djali i arrestuar ishte “i njohur për policinë bashkiake dhe sigurisht për xhandarmërinë për fakte që kishin të bënin me abuzimin seksual” ndaj të miturve.