string(51) "hot-nicole-kidman-poston-videon-ku-shfaqet-sensuale"

“Hot”, Nicole Kidman poston videon ku shfaqet sensuale

Yjet

Gazeta Express

29/04/2025 19:42

Aktorja e famshme, Nicole Kidman, ka realizuar një set të ri fotografik mjaft provokues, në Francë

Ylli i Hollywood-it ka postuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet duke pozuar në ballkonin e një hoteli luksoz, me detin në sfond.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e aktores me famë botërore.

Nicole Kidman shfaqet duke pozuar me një body të zi me dekolte, ndërsa poshtë saj ajo mbante veshur vetëm një palë geta të zeza.

Ndërsa ylli i kinematografisë buzëqeshte për kamerën flokët e saj valëviteshin nga era e lehtë.

“Me dashuri nga Franca”, shkroi Kidman krahas kësaj video që u pëlqye dhe u komentua shumë nga fansat e saj, të cilët mendojnë se është shumë ‘hot’.