Anëtari i kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka qenë e mundshme që LDK dhe VV të lidhin një koalicionin parazgjedhor.
LDK dhe VV dështuan të lidhin një marrëveshje parazgjedhore pasi LDK nuk u pajtua me ofertën në minutat e fundit të VV’së për të qenë në një listë të përbashkët ku numri i parë do i takonte kandidatit nga LDK. Më pas VV fitoi zgjedhjet.
“Arritja e një koalicioni parazgjedhor ishte i mundshëm. Por ajo dështoi për faktin se ata nuk pranuan që ne të kishim kryeministrin”, ka thënë Hoti.
“Ne jemi parti që 30 vite. Jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe ndër më të vjetrat në rajon. Kemi përvojë dhe jemi mësuar nga e kaluara që duhet të merremi vesh në parim” /Express/