Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë atë NBA.
Befasia erdhi nga Houston Rockets që triumfoi ndaj Milwaukee Bucks në sfidën e zhvilluar në Toyota Center me katër pikë diferencë 112:108.
Vendimtare ishin dy çerekët e parë, ku Rockets krijuan epërsi të thellë prej 20 pikëve.
Më meritori për fitoren e Rockets ishte talenti turk Alperen Sengun i cili e mbylli ndeshjen me double-double prej 21 pikëve e 11 kërcimeve.
Sengun u ndihmua edhe nga Jalen Green e Jeff Green që shtua nga 16 pikë në fitoren e Rockets.
Nga ana tjetër për Bucks më efikasi ishte si gjithmonë ylli grek Giannis Antetokounmpo që pati paraqitje spektakolare me 48 pikë e 17 kërcime.
Në takimet tjera u arritën këto rezultate:
Indiana Pacers-Boston Celtics 101:118
Washington Wizards-New York Knicks 105:121
Philadelphia 76ers-Utah Jazz 109:120
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...