Analisti Dibran Hoxha, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lëvizja Vetëvendosje po blen kohë duke e kandiduar Albulena Haxhiun.
Për Haxhiun, ai tha se një reformë për katër vjet nuk ka arritur ta përfundojë.
Hoxha ka thënë se përgjëgjësia i takon partisë më të madhe.
“Barra i takon Lëvizjes Vetëvendosjes, kur e vendosi gjashtë herë Albulena Haxhiun, një reformë të drejtësisë me 51% s’ka arrit me bë, çka është ky insistim, ky është insistim që nuk i ka numrat dhe nuk e ka mundësinë për me formu Qeverinë e as guximin sepse manovrimet dhe taktizimet janë krejt në shërbim të blerjes së kohës”.
“Presionet e taktizimet e Kurtit, target e ka NISMA-AAK-LDK, po harron Albin Kurti që së paku e dikush që një pikë racio me pas e sheh se këta janë bllokues, e sheh që mënyra e jetës dita dita po vështirësohet”, ka thënë Hoxha. /Gazeta Express