Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse - Gazeta Express
string(87) "hoxhaj-perpjekja-per-afrim-mes-pdk-se-dhe-lvv-se-eshte-e-kote-kemi-dallime-marramendese"

Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 23:32

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, tha se një përpjekje për afrim mes PDK-së dhe LVV-së do të ishte e kotë sepse ka dallime marramendëse mes dy partive.

Hoxhaj ka folur edhe për platformën e partive opozitare.

Lexo Edhe:

“Do të ishte e kotë një përpjekje dhe një afrim i Partisë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje e sheh politikën, e sheh shtetin e sheh shoqërinë e sheh kulturën i sheh mediat, kemi dallime marramendëse të mëdha”, tha Hoxhaj, për RTV21.

Ai  tha se nëse partitë opozitare nuk arritën që ta kenë një qartësi se cili është interesi nacional i Kosovës në qershor të 2024, nuk mund të krijohet një platformë e përbashkët opozitare.

Hoxhaj tha se interes aktualisht do duhet të ishte një platformë e anëtarësimit në NATO, parandalimi i migrimit, i cili sipas tij është masiv.

“Interes i Kosovës është ne të mos mbesim shpejtësia e fundit e zhvillimit në rajon si kemi mbetur këto katër vitet e fundit. Për këtë unë mendoj se më nuk ka hapësirë që të ketë koordinim para se të mbahen zgjedhjet. Ne duhet të shkojmë në zgjedhje si subjekte të ndara politike, por për këtë duhet të shtrohet pyetja se cila duhet të jetë platforma e partive politike opozitare pas zgjedhjeve meqenëse unë e shoh një qeverisje më Kurtin të dëmshme çdo subjekt politik që mundet ta bëjë”, tha Hoxhaj.