Pesë muaj pas fitores ndaj Joshuas, Usyk i bashkohet luftës në Ukrainë - Gazeta Express
string(66) "https-www-gazetaexpress-com-wp-admin-post-phppost1451290actionedit"

Sport

Gazeta Express

28/02/2022 11:55

Pesë muaj pas fitores ndaj Joshuas, Usyk i bashkohet luftës në Ukrainë

Sport

Gazeta Express

28/02/2022 11:55

Boksieri ukrainas me famë botërore, Olexandr Usyk, i cili në shtator të vitit të kaluar arriti ta mposht Anthony Joshuan, tashmë është vënë në dispozicion të ushtrisë ukrainase, e cila po mbrohet me luftë nga agresioni rus.

Kampioni i peshave të rënda sot është shfaqur me armë, bashkë me forcat e armatosura që po mbrojnë shtetin e tyre nga pushtimi i Rusisë, shkruan Gazeta Express.

Fotografia e tij  me armë është publikuar nga mediumi “Nexta”, teksa mbi të është shkruar: “Boksieri Olexandr Usyk bashkohet me forcat e mbrojtjes territoriale”.

Usyk nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për t’i dalë në ndihmë vendit të tij, pasi pjesë e luftës janë edhe vëllezërit, Wladimir e Vitaly Klitschko, si dhe kampioni i trefishtë, Vasily Lomachenko /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement