Një shtetase austriake, rreth 45 vjeç ka humbur kontaktin me autoritetet dhe grupin e saj që nga pasditja e sw premtes ndërsa ndodhej në një guidë në gadishullin e Karaburunit. E njohur për terrenin e saj të ashpër dhe natyrën e egër, zona është kthyer shpeshherë në sfidë për vizitorët e papërgatitur duke përfshirë edhe raste të tilla si ky.
Pas raportimit të rastit, forcat e zonave të mbrojtura dhe policia kufitare janë mobilizuar menjëherë për kërkime intensive. Burime nga autoritetet bëjnë me dije se pozicioni i saj është lokalizuar në afërsi të Gjirit të Gramës, një nga destinacionet më të izoluara, por edhe më të bukura të Karaburunit.
Karaburuni, i cili mbrohet si pjesë e parkut kombëtar, mbetet një thesar natyror, por gjithashtu një zonë ku turistët shpesh përballen me vështirësi, veçanërisht kur dalin jashtë shtigjeve të njohura.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...