Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan, lajmi u bë i ditur nga familja e tij.
Bëhet fjalë për vogëlushin Alp, i cili ishte larguar nga shtëpia sot më 27 prill, në ora 15:30.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia, përmes zëdhënësit Ismet Hashani.
“Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK, ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetarë të shumtë janë në kërkim të fëmijës të lindur më 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”, tha zëdhënësi rajonal i Policisë në Gjilan.
“Kush do që ka çfarë do informate për vendndodhjen e tij të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192“, theksoi ai.