I arrestuari për spiunazh ishte pjesë e grupit terrorist që sulmuan zyrat e KQZ-së në veri - Gazeta Express
string(90) "i-arrestuari-per-spiunazh-ishte-pjese-e-grupit-terrorist-qe-sulmuan-zyrat-e-kqz-se-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 6:57

I arrestuari për spiunazh ishte pjesë e grupit terrorist që sulmuan zyrat e KQZ-së në veri

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 6:57

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje arrestoi një të dyshuar për spiunazh në Mitrovicë. Gazeta online Reporteri.net ka mësuar se i arrestuar është serbi Aleksandër Vlajiq.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

Lexo Edhe:

Vlajiq, i arrestuar për spiunazh, është emër i njohur për autoritetet e sigurisë pasi ka aktakuzë të ngritur nga Specialja edhe për një sulm në veri.

Ai, bashkë me Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq, kishin kryer sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Sipas aktakuzës, ata kishin hedhur granata dore dhe shok bomba.

Aksioni i sotëm për arrestimin e Vlajiqit, nën dyshimet për spiunazh, u krye nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit.