Edhe pse ndodhet pas hekurave, Ilir Meta vijon të mbetet pjesë e garës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Në mungesë të tij fizike, në fushatë është përfshirë djali i tij, Besar Meta, i cili ka dalë publikisht për të promovuar kandidaturën e të atit.
Një foto e publikuar së fundmi tregon Besar Metajn me një poster elektoral të Ilir Metës, ndërsa reagimi nuk ka munguar nga ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi. Në një postim në rrjete sociale, Kryemadhi ka vlerësuar angazhimin e të birit, duke e cilësuar atë si “shenjë burrërie dhe pjekurie”.
“Marrja e përgjegjësive është jo vetëm virtyt, por edhe burrëri. Sot ti ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj, jam krenare për ty. Voto Ilir Metaj,” shkruan Kryemadhi.