Përderisa Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë shkëlqyer për ekipin e parë të Barcelonës gjatë viteve të fundit, tani djemtë e dyshes së famshme të sulmit të Barcelonës janë duke i ndjekur hapat e prindërve.
Thiago Messi dhe Benjamin Suarez luajnë për ekipin U-8 të Barcelonës, bashkë me të birin e Gerard Piques, Milanin. Këta të re së fundi shkëlqyen në një fitore me rezultat bindës 9:2, transmeton Gazeta Express.
Shtatëvjeçari Thiago shënoi dy gola me këmbën e djathtë, ndërsa Benjamin e shënoi një gol me këmbën e majtë dhe pastaj rrëshqiti nëpër fushë për ta festuar këtë gol të tij.
Atentos al control y la definición de Thiago Messi en la Sub 8 del Barcelona, donde marcó un doblete en la goleada 9-2 ante la Escola Semedo. Ya tenemos delantero para el Mundial 2038
(?: @minutounocom) pic.twitter.com/pTb9KcFGHD— Bolavip Argentina (@BolavipAr) March 3, 2020
Hoy marcaron en la sub-8 , Thiago Messi y Benja Suárez ???? pic.twitter.com/YMhL17rdGx
— Malika ? (@_maaliika_) March 3, 2020
Këto dy video i kanë emocionuar tifozët e Barcelonës, të cilët filluan të shkruajnë në Twitter se si po ëndërrojnë t’i shohin ata të dy të shkëlqejnë së bashku për Barcelonën në Ligën e Kampionëve në të ardhmen.
Thiago, bashkë me djalin e dytë të Messit, Mateon, kanë shfaqur interesim të madh për futbollin dhe vazhdimisht shfaqen në stërvitjet e babait të tyre për ta shikuar Barcelonën duke u përgatitur për ndeshjet e radhës.
Vitin e kaluar, Messi kishte zbuluar se Thiago është kritiku i tij më i madh dhe se vazhdimisht ia tregon pikat ku ka gabuar gjatë ndeshjeve.
“Është gjithmonë e vështirë t’i pranosh humbjet dhe paraqitjet e këqija. Por, djali im Thiago më detyron t’i komentojë ato, për t’ia sqaruar se çfarë ndodhi”, kishte thënë Messi.
“Ai ndjek gjithçka, bën pyetje dhe më jep këshilla kur gjërat nuk po shkojnë mirë. Po, po, unë tashmë marrë shumë kritika nga ai”. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...