string(99) "i-denuari-qe-u-kap-nga-policia-ne-fushe-kosove-ishte-ne-kerkim-per-sulmin-ndaj-gazetarit-valon-syla"

I dënuari që u kap nga Policia në Fushë Kosovë ishte në kërkim për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 7:45

Personi që ra në prangat e Policisë të enjten pasdite në Fushë Kosovë, nuk është një emër i panjohur për publikun.

Burime të Sinjalit konfirmojnë se bëhet fjalë për Kenan Hasanin – i dënuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që kishte ndodhur më herët dhe kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Lexo Edhe:

Hasani ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ai kishte shmangur ekzekutimin e dënimit dhe ishte në kërkim nga organet e rendit.

Arrestimi është bërë më 24 prill 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Silifike” në Fushë Kosovë, ku njësitet e zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë ndërhyrë dhe e kanë lokalizuar Hasanin, duke e dërguar më pas në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.

Rasti i sulmit ndaj gazetarit Valon Syla ishte cilësuar nga komuniteti mediatik si cenim i lirisë së shprehjes dhe një akt i rëndë ndaj profesionit të gazetarit, për çka ishte kërkuar drejtësi e plotë dhe ndëshkim shembullor.