string(82) "i-eshte-rritur-mendja-robert-berisha-befason-me-deklaraten-e-tij-per-elvana-gjaten"

Rozë

Gazeta Express

05/04/2022 9:00

“I është rritur mendja”, Robert Berisha befason me deklaratën e tij për Elvana Gjatën

Rozë

Gazeta Express

05/04/2022 9:00

Robert Berisha ka befasuar me deklaratën që ka bërë së fundmi për Elvana Gjatën.

Tanimë në rolin e moderatorit, Berisha ka pasur të ftuar në emisionin e tij, këngëtarin e njohur Bardhi.

Lexo Edhe:

Teksa ky i fundit është ndalur te bashkëpunimi me Elvana Gjatën, ka ndërhyrë moderatori duke thënë se këngëtares i është rritur mendja.

“Elvana është artiste dhe i është rritur mendja. Ku janë ato 25 a 30 vite që kemi ngrënë dhe kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë. Humbën, si je a e dini, por është një artsiste e mirë”, është shprehur Robert Berisha.

Së fundmi, Roberti ka qenë në qendër të mediave rozë pas fotos që postoi në Instagram me të bijën, Renee, ku shfaqet duke i dhënë një puthje në buzë.

Kaq u desh që të shpërthenin komentet kritikuese, ku e quanin ‘turp’ dhe ‘të ndaluar’ që prindi të puthë fëmijën e tij në buzë.

Në fakt, Roberti as kësaj here nuk është mërzitur nga këto kritika, duke iu përgjigjur komenteve të shkruara.

“Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”- ka thënë ai me ironi.