I hapi kufijtë e Gjermanisë për refugjatët më 2015, Merkel mbron vendimin - Gazeta Express
string(72) "i-hapi-kufijte-e-gjermanise-per-refugjatet-me-2015-merkel-mbron-vendimin"

Gazeta Express

18/12/2019 18:54

I hapi kufijtë e Gjermanisë për refugjatët më 2015, Merkel mbron vendimin

Gazeta Express

18/12/2019 18:54

Kancelarja gjermane Angela Merkel, mbrojti edhe një herë vendimin e saj për të mos mbyllur kufijtë e Gjermanisë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015.

“Unë besoj se Gjermania ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë dhe se është bërë një përpjekje nga e gjithë shoqëria për ta arritur këtë”, deklaroi sot Merkel për parlamentin gjerman.

Merkel theksoi se qeveria federale ka punuar për organizimin dhe kontrollin e migrimit dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Ajo shtoi se shifrat kanë treguar se puna nuk ka qenë e kotë, por frytdhënëse.

Merkel theksoi edhe se, si kancelare, është bashkëpërgjegjëse për ngjarjet politike në vend.

“Gjithashtu jam shumë e lumtur që mbaj këtë post të rëndësishëm”, shtoi ajo. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement