I morën shtëpinë përmes skemës së mashtrimit me mikrokreditë, kush është 63-vjeçari që piu helm para SPAK, kërkoi takim me Dumanin - Gazeta Express
string(128) "i-moren-shtepine-permes-skemes-se-mashtrimit-me-mikrokredite-kush-eshte-63-vjecari-qe-piu-helm-para-spak-kerkoi-takim-me-dumanin"

I morën shtëpinë përmes skemës së mashtrimit me mikrokreditë, kush është 63-vjeçari që piu helm para SPAK, kërkoi takim me Dumanin

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2024 18:42

Pal Trashaj 63- vjeç nga Lezha ka tentuar sot t’i japë fund jetës përpara Strukturës Anti-korrupsion  duke konsumuar fotoksinë.Raportohet se Trashaj kishte kërkuar një takim me kreun e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumanin. Ai është parë i mërzitur para ambienteve të prokurorisë ku kreu dhe aktin ekstrem. Menjëherë në vendngjarje erdhi policia dhe ambulanca që e transportuan në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.Trashaj dyshohet të jetë një nga mijëra qytetarët që janë zhvatur nga skema e mikrokredive që çoi në disa arrestime. 63 vjeçari dyshohet se ka humbur shtëpinë në këtë skemë.