Ylli i “OnlyFans”, Sammy Sheen, zbuloi se iu nënshtrua rinoplastikës gushtin e kaluar pasi shpesh ishte ngacmuar nga fansat për ngjashmërinë e madhe me babain e saj. Në episodon e fundit të podkastit të nënës së saj, modelja e bëri vetë të ditur lajmin.
“Më duhej të merresha me njerëzit që thoshin se duksha si babai im. Madje dikush së fundmi më pati thënë se nuk do isha aq e bukur sa nëna ime”, u shpreh ajo.
Sammy më pas rrëfeu se qëllimi ishte t’i ngjante më shumë nënës së saj duke pranuar se po paguan për këtë. Madje në takimin e saj me doktorin ajo ka përmendur fytyrën e mamasë së saj si modelin ideal, shkruan “PageSix”.
Nëna e saj nuk i fshehu emocionet teksa tregoi se u pikëllua kur dëgjoi vendimin e të bijës.
“Isha shumë e mërzitur që vajza ime donte të ndryshonte hundën”, tha ajo: “Ndihem keq që ajo duhet të përmbushë pamjen time, sepse nuk dua që fëmijët e mi të ndihen sikur duhet të duken në një mënyrë të caktuar”.
Në të njëjtin episod, Sammy zbuloi se nuk donte që nëna e saj të ishte e pranishme në operacion, pasi besonte se kjo do t’i shkaktonte ankth. Për më tepër, ajo u përpoq ta mbante të fshehtë procedurën nga motra e saj më e vogël, Lola, por Denise Richards e zbuloi atë.
“Kur bëra zmadhimin e gjoksit, kisha folur me shumë njerëz”, u shpreh ajo duke shpjeguar se pse zgjodhi ta mbante private rinoplastikën e saj.
“Kisha dëgjuar shumë mendime të ndryshme. Do të doja të kisha zgjedhur një madhësi më të madhe, por shumë njerëz më thanë t’i bëja të vogla dhe kjo në fund ndikoi tek unë. Do të doja të mos i kisha thënë asgjë askujt”, tha krijuesja e videove për të rritur.