string(80) "i-shpertheu-vetura-private-ne-oborrin-e-qkukse-hajdari-skam-obligime-ndaj-askujt"

I shpërtheu vetura private në oborrin e QKUK’së, Hajdari: S’kam obligime ndaj askujt

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 11:41

Sot i është shpërthyer vetura private e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari.

Ai para mediave ka thënë se nuk ka obligime ndaj askujt.

Lexo Edhe:

“Nuk kam kurrëfarë obligimi ndaj askujt kam ardhë në punë si çdo ditë. Për çdo gjë referojuni komunikatës, sepse çdo gjë që them mos po i prishi hetimet”, tha ai Hajdari.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i tha Gazetës Express se nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.