Ka folur për herë të parë 51 vjeçari Preng Gjini, të cilit iu bë atentat disa ditë më parë përmes një sasie të madhe tritoli në makinë.
Fatmirësisht nga shpërthimi i. fuqishëm në Tiranë, Gjini arriti t’i shpëtojë atentatit dhe ka deklaruar se ai nuk ka hasmëri me askënd.
Vëllai i Gjinit u vra dy vite më parë në një atentat në Rrëshen, por Preng Gjini u shpreh se ai nuk ka hasmëri me asnjë familje.
“Kam qëndruar disa ditë në Tiranë. Ditën e atentatit mora makinën e kushëririt, pasi e imja është e madhe për parkim. Nuk kam hasmëri, nuk më kanoset njëri dhe nuk ruhesha”,- mësohet të ketë thënë Gjini.
Sipas hetuesve, atentati vjen si pasojë e një zinxhiri vrasjesh të ndodhura gjatë tri viteve të fundit, duke shënuar 5 viktima brenda dhe jashtë Shqipërisë e që duket se zanafillën e kanë te “humbja” e një ngarkese droge me vlerë 3 milionë euro. Objektivi i kësaj ngjarjeje, i plagosuri Preng Gjini, ishte një ndër personat që u mor në pyetje në fillim të këtij viti, kur u ekzekutua në një atentat me snajper Kastriot Reçi. Ai pati mohuar të kishte lidhje me këtë ngjarje, edhe pse oficerët që po hetojnë ngjarjet kanë dyshime të forta se familja Gjini dhe Reçi po përplasen prej vitesh dhe nga të dyja palët ka pasur viktima, brenda dhe jashtë vendit. Ashtu siç ndodhi vitin e kaluar kur u vra vëllai i Preng Gjinit, Armando Gjini, në mes të Rrëshenit, apo vrasja në 2017-ën e Gaspër Reçit, vëllait të Kastriot Reçit në Itali.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...