Statujës së Zlatan Ibrahimovicit në ish-klubin e tij Malmo i është vënë zjarri, pasi sulmuesi suedez njoftoi se kishte blerë aksione në klubin rival, Hammarby.
Një video e postuar në rrjetet sociale shfaq një grup përkrahësit të Malmos duke i vënë zjarrin statujës së 38-vjeçarit pranë stadiumit Swedbank, transmeton Gazeta Express.
Mediat suedeze kanë raportuar se është lënë një mesazh racist në tokën pranë statujës.
Reagimi tërbues ndodhi pasi Ibrahimovic konfirmoi se ka investuar në Hammarby, edhe pse karrierën e zhvilloi dhe debutoi si lojtar senior për Malmon.
Ibrahimovic ka këmbëngulur se vendimi i tij nuk ka të bëjë asgjë me ish-klubin e vet dhe e lartësoi Hammarby si klub me shumë potencial. /Gazeta Express/
@ZStaty Varmt? pic.twitter.com/hzJ332C8RZ
— Max Åkerberg (@AkerbergMax) November 27, 2019