Ia mori të dëmtuarës 24 mijë euro që shteti ia dha si kompensim për babanë e burgosur politik, ndalohet një i dyshuar në Gjilan - Gazeta Express
string(126) "ia-mori-te-demtuares-24-mije-euro-qe-shteti-ia-dha-si-kompensim-per-babane-e-burgosur-politik-ndalohet-nje-i-dyshuar-ne-gjilan"

Ia mori të dëmtuarës 24 mijë euro që shteti ia dha si kompensim për babanë e burgosur politik, ndalohet një i dyshuar në Gjilan

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 14:18

Prokuroria në Gjilan ka ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Lexo Edhe:

Ai dyshohet se e kishte marrë autorizim nga një grua që t’ia siguronte mjetet financiare të babait të saj si ish i burgosur politik në burgjet në e Jugosllavisë.

I dyshuari i kishte kërkuar 20 për qind të shumës totale të kompensimit.

“Dyshohet se i njëjti, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur besimin tek e dëmtuara L.G., në atë mënyrë që nga ajo kishte marrë autorizim që të vepronte në emër të saj, në mënyrë që t’ia siguronte mjetet financiare të babait të saj, si ish i burgosur politik në burgjet e Jugosllavisë, ku për këtë shërbim kishte kërkuar 20% nga shuma totale e kompensimit.”

Prokuroria thotë se i dyshuari në vitin 2023 i kishte nxjerrë rreth 24 mijë euro por nuk e kishte informuar të dëmtuarën.

“I dyshuari B.K., dyshohet se në vitin 2023 ka arritur ti nxjerrë këto mjete financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku shuma rreth 24 mijë euro ishte depozituar në llogarinë e tij, mirëpo i njëjti për këtë nuk e kishte informuar të dëmtuarën, edhe pse njëjta vazhdimisht ishte interesuar. Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj tij brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vendosë lidhur me masën për sigurinë e të pandehurit në procedurë penale.”