string(121) "ia-vrane-vellain-14-vjecar-prinderit-i-treguan-pas-disa-kohesh-henri-nuk-e-pranon-realitetin-dhe-kerkon-vellain-gjithkund"

Ia vranë vëllain 14-vjeçar, prindërit i treguan pas disa kohësh, Henri nuk e pranon realitetin dhe kërkon vëllain gjithkund

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 21:23

Në mes të oborrit janë atletet dhe topi.

Gjithçka filloi në këtë hapësirë të gjelbërt.

Lexo Edhe:

Që i vogël, Martin Cani gjithmonë luante me ëndrrën për t’u bërë futbollist i madh.

Lart, në dhomën e tij, ndodhen atletet e tjera. Të fundit që i veshi, atë ditë nëntori.

Nëna e tij i mban aty, pa i lëvizur, si një pjesë e mbetur nga djali që nuk u kthye më.

Martin Cani u nda nga jeta më 18 nëntor 2024. Një goditje me thikë në zemër i mori frymën për herë të fundit, pranë rrethimit të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku ai ndiqte mësimet.

Autori i dyshuar është M.P një bashkëmoshatar i tij, shok shkolle. Ai u arrestua nën akuzën për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Dyshohet gjithashtu se ai ka therur me thikë edhe shokun e Martinit, Luizin.

U përmendën versione të ndryshme për shkakun e konfliktit, por prindërit e Martinit, Florina dhe Angel Cani, thanë se rrjeti social “TikTok” nuk kishte lidhje me përplasjen mes djalit të tyre dhe bashkëmoshatarit.

Prindërit e Martinit nga Sauku i Tiranës, e kujtojnë takimin e fundit si më të dhimbshmin e jetës. Ai doli nga shtëpia si çdo ditë, por nuk u kthye më.

Mes lotëve dhe dhimbjes që nuk ka fund, prindërit e Martinit, të cilët janë pa punë, kërkojnë drejtësi. Ata duan që autorët e kësaj tragjedie të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Kur Martini lindi, bota e nënës dhe babait ndryshoi. Ishte dita më e lumtur e jetës së tyre.

Ata e përshkruajnë si një fëmijë të sjellshëm dhe një lider.

Martini kishte edhe një vëlla, Henrin. Ata ishin të pandashëm.

Dhoma është po ajo, por zëri i Martint mungon dhe loja më s’është njësoj.

Se si ja kumtun lajmin Henrit për vëllain e tij pas shumë kohësh, e mësoni duke klikuar në materialin që ka realizuar gazetarja Syzana Hajradini./GazetaExpress/