Ashtu si verën e kaluar, edhe këtë verë tregu i transferimeve do të jetë i nxehtë.
Mauro Icardi do të ndërrojë sërish ekip.
Paris Saint Germain e mori nga Interi verën e kaluar për 13 milionë euro në formë huazimi, plus 70 milionë euro nëse vendosë ta blejë kartonin e argjentinasit.
Megjithatë, pavarësisht se e nisi mirë, Icardi s’ka vend te PSG dhe do të kthehet në Itali.
Napoli është duke u interesuar për sulmuesin dhe ka mundësi të ketë një lëvizje të dyfishtë.
Icardi me shumë mundësi mund të shkojë në Napoli në vend te Arkadiusz Milik, nëse ky i fundit transferohet te Juventus, që është kërkesë e Maurizio Sarrit.
Icardi ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje te PSG, por është kritikuar se nuk është lojtar ekipor dhe gjithashtu për jetën me Wanda Narën, e cila gjithashtu i shkaktoi shumë probleme lojtarit edhe te Interi, ku ishte kapiten.
E dashura dhe agjentja e Icardit, pra Wanda, është parë gjithmonë si njeriu që ka nxitur gjithçka që po ndodh viteve të fundit.
Sido që të jetë, Wanda sërish tani do t’i gjejë skuadër të re Icardit dhe duket që do të jetë Napoli pasi ajo edhe verën e kaluar tregoi se ka raporte të mira me presidentin e klubit, Di Laurentiis dhe nuk e ka mohuar asnjëherë se një ditë burri i saj mund ta veshë fanellën e Napolit. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...