string(76) "iftari-te-kurti-taravari-eshte-biseduar-per-te-gjitha-temat-aktuale-politike"

Maqedoni

Gazeta Express

29/03/2025 16:09

Iftari te Kurti, Taravari: Është biseduar për të gjitha temat aktuale politike

Maqedoni

Gazeta Express

29/03/2025 16:09

Asnjë informacion publik rreth takimit të një dite më parë të krerëve të VLEN me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në Prishtinë. Për dallim prej takimeve të tjera, këtë herë nuk u publikuan as fotografi dhe as temat e diskutimit. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tavari thotë se në iftarin e mbrëmshëm me krerët e VLEN-it te kryeministri Albin Kurti janë hapur temat aktuale politike, përfshirë kombinatorikat për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilat diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras ose veç e veç, ose të përbashkëta dhe për kandidatura”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Prioritet, sipas Taravarit mbetet vazhdimi i funksionimit të koalicionit VLEN, megjithatë për këtë ende nuk ka një vendim definitiv.

Lexo Edhe:

“Në parim, prioritet mbi prioritet është që VLEN-i të vazhdon së bashku, por e shohim e bëjmë. Jemi duke i analizuar të gjitha rrethanat, ta gjejmë mënyrën më të mirë të mundshme që VLEN-i të vazhdon dhe në zgjedhjet lokale të del si e përbashkët”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Paraprakisht, Alsat raportoi jozyrtarisht për mosmarrëveshjet mes koalicionit VLEN, për çka ishte i hapur opsioni që Taravari të braktisë koalicionin. Në takimin e 24 marsit të krerëve të VLEN-it, ka pasur përplasje për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në tetor. Mospajtimet, jozyrtarisht kanë qenë për ndarjen e kulaçit zgjedhor, por edhe për atë nëse duhet të dilet në zgjedhje me lista të ndara ose të përbashkëta.

Plotësisht, situatën e kanë tensionuar edhe informatat jozyrtare se BDI është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, të cilën Taravari e ka mohuar, megjithatë nuk ka mohuar se ka linja komunikimi me integristët.