IHMK paralajmëron stuhi e rrufe për sot: Shmangni shëtitjet ose punët në natyrë - Gazeta Express
string(78) "ihmk-paralajmeron-stuhi-e-rrufe-per-sot-shmangni-shetitjet-ose-punet-ne-natyre"

IHMK paralajmëron stuhi e rrufe për sot: Shmangni shëtitjet ose punët në natyrë

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 9:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të ketë reshje, duke thënë se mund të ketë edhe stuhi e rrufe e në vende të kufizuara edhe breshër e erëra të fuqishme.

IHMK ka këshilluar që të shmangen shëtitjet ose punët në natyrë.

Lexo Edhe:

Përmes një komunikate për media, IHMK ka kërkuar kujdes nga barinjtë të cilët ruajnë delet në viset e larta.

Paralajmërimi i plotë:

Ashtu siç ju kemi informuar në parashikimin javor se dita e martë do të ketë reshje, po ju kujtojmë sërish se sot gjatë ditës parashihen ndryshime të mëdha në troposferë. Vranësira konvektive të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar vështirësi .

Këshillohet që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijojmë kaos , sidomos në komunikacion, të ju shmangim shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, sepse  ky mot parashihet   të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje, breshëri dhe erëra të fuqishme.

Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta , sepse rrufeja i godet në tufë , për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimeter të gjerë.