IKSHPK-ja ka një apel për krejt qytetarët e Kosovës - Gazeta Express
string(48) "ikshpk-ka-nje-apel-per-krejt-qytetaret-e-kosoves"

Gazeta Express

17/12/2019 7:14

IKSHPK-ja ka një apel për krejt qytetarët e Kosovës

Gazeta Express

17/12/2019 7:14

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në prag të festave të fundvitit bën thirrje që qytetarët të mos luajnë me mjete piroteknike.

“Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike”.

“Lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve, ndihmoni të varfrit nëse keni tepër të holla për të blerë mjete piroteknike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Numër shumë i madh i këtyre mjeteve janë importuar në vendin tonë gjatë këtij muaji, ashtu siç ndodh për çdo vit.

Kujtojmë se sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, u ka kërkuar komunave ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement