string(70) "iku-nga-shtepia-ne-1-prill-monika-kryemadhi-flet-per-divorcin-me-meten"

“Iku nga shtëpia në 1 prill”, Monika Kryemadhi flet për divorcin me Metën

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 10:59

Deputetja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar për herë të parë divorcin e saj me Ilir Metën. Ajo ka deklaruar në emisionin “Opinion” se marrëdhënia e saj me Metën ka thyer më 1 prill të vitit të kaluar, ndërsa informacionin për divorc e ka mësuar nga mediat. “Nuk e kam kërkuar asnjëherë arsyen e ndarjes. Informacionin e divorcit e kam parë në media,” tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se nuk dëshiron të diskutojë çështjet e saj politiko-personale në aspektin emocional. “Çështjet politiko-personale nuk dua t’i diskutojmë fare në aspektin emocional. Marrëdhënia ime është si një deputete”, shtoi Kryemadhi.

Lexo Edhe:

Përveç kësaj, Kryemadhi ka zbuluar se ka hyrë në botën e kinematografisë. Ajo po punon në një film artistik me titull “Me fat”, ku ka një rol të rëndësishëm. “Jam në realizimin e një filmi artistik, është një film shumë interesant që ka në thelb familjen dhe ëndrrat e të rinjve“, u shpreh ajo. “Shpresojmë që ta nxjerrim në verë shumë shpejt dhe besoj se do t’ju pëlqejë“, tha Kryemadhi, duke shtuar se ky projekt mund të ndikojë sadopak në jetën e saj politike.