Ilir Meta viziton Isa Mustafën te zyrat e partisë - Gazeta Express
string(49) "ilir-meta-viziton-isa-mustafen-te-zyrat-e-partise"

Gazeta Express

04/12/2019 12:26

Ilir Meta viziton Isa Mustafën te zyrat e partisë

Gazeta Express

04/12/2019 12:26

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me ambasadorin shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, momentalisht janë duke qëndruar në Selinë Qendrore të LDK-së, ku do të takohen me të parin e kësaj partie, Isa Mustafa dhe nënkryetarët, raporton T7

Paraprakisht, presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndarë dekorata për njësitet e kërkim-shpëtimit të Kosovës që shërbyen për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Së bashku me Haradinajn, Meta do të vizitojë edhe në komunën e Gjilanit, ku do të qëndrojë për vizitë në familjen Abazi. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement