Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar ekstradimin e biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri. Vendimi vjen pas dritës jeshile të dhënë nga Gjykata e Apelit e Perugias në maj 2023.
Pecorelli, i dënuar me 4 vite burg nga autoritetet shqiptare, ka deklaruar për mediat italiane se nuk do ta apelojë vendimin. Ai do të merret në paraburgim nga policia shqiptare dhe do të transferohet në burg, ku brenda 48 orëve mund të shqyrtohet një dënim alternativ.Biznesmeni inskenoi vdekjen e tij në Pukë në janar 2021, duke djegur një makinë të marrë me qira, brenda së cilës u gjetën mbetje skeletore. Pas 9 muajsh, ai u shfaq në ishullin Montecristo, duke pretenduar se ishte në kërkim të një thesari.Në prill 2023, Gjykata e Shkodrës e dënoi me 4 vite burg për mashtrim, zjarrvënie dhe shpifje. Prokuroria fillimisht kishte kërkuar 8 vite burg për veprat penale të “Mashtrimit”, “Dhunimit të varreve”, “Veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Shkatërrimit të pronës me zjarr”.