Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka intensifikuar veprimet për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e rendit urban dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.
Autoritetet lokale kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe kanë shprehur mirënjohjen për mirëkuptimin dhe mbështetjen që qytetarët kanë treguar deri më tani.
Sipas Inspektoratit, përkrahja e banorëve është thelbësore për arritjen e rezultateve afatgjata dhe për suksesin e nismave që kanë për qëllim zhvillimin urban të qëndrueshëm.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa të gjithë shfrytëzuesit e këtyre hapësirave ftohen që të respektojnë rregulloret në fuqi dhe të paraqiten me kohë pranë Drejtorisë për Urbanizëm, për të siguruar lejet përkatëse për shfrytëzim.