Integrimi evropian, Rama: Duhen realizuar 761 rekomandime të Komisionit Evropian - Gazeta Express
string(78) "integrimi-evropian-rama-duhen-realizuar-761-rekomandime-te-komisionit-evropian"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2024 22:01

Integrimi evropian, Rama: Duhen realizuar 761 rekomandime të Komisionit Evropian

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2024 22:01

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se asnjë forcë tjetër politike nuk është e aftë të ndjekë dhe të përfundojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, Kryetari i Partisë Socialiste theksoi rëndësinë e procesit të Integrimit Europian dhe Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin. Ai gjithashtu foli për vazhdimësinë e reformave për Shqipërinë 2030 në BE.

Lexo Edhe:

“Në drejtim të anëtarësimit të Shqipërisë, qoftë në aspektin politik, qoftë në atë teknik, nuk ka forcë tjetër politike që mund të realizojë këtë mision kaq të rëndësishëm për vendin tonë,” u shpreh Rama.

“Procesi ka rezultuar befasues për Komisionin Evropian në aspektin e paraqitjes së skuadrës sonë kombëtare të Shqipërisë në të gjitha prezantimet dhe i kënaqshëm në aspektin e zhvillimit dhe përgatitjes ku ne e kemi sjellë vendin,” tha Rama.

Ai shtoi se “nga ana tjetër, është e rëndësishme të kuptohet se çfarë duhet bërë akoma, në mënyrë që vendi të plotësojë të gjitha kushtet për të qenë nga pikëpamja teknike një vend anëtarë i BE. Pastaj vendimmarrja politike për anëtarësimin është një çështje tjetër, që do të merremi dhe do të vazhdojmë të merremi në nivelin politikë, për mënyrën se si do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet që na jep diplomacia, në mënyrë që të dyja këto të bëhen bashkë dhe ky objektiv historikë të realizohet”.

Rama theksoi se PS është e vetmja forcë që ka kapacitetin për të kuptuar dhe për të realizuar procesin e integrimit në BE. “Nuk ka asnjë forcë tjetër që të jetë në gjendje t’i kuptojë dhe t’i transmetojë këto me forcën dhe aftësinë që disponon kjo forcë politike,” nënvizoi ai.

Ai tha se “e gjitha kjo vlen për ne dhe për të gjithë ata që janë të interesuar, që nuk ka objektivisht asnjë lloj force tjetër në këtë vend që të jetë në gjendje jo vetëm t’i bëjë këto, por edhe t’i kuptojë këto.”

Rama tha se mund të ketë pakënaqësi, por për sa kohë PS ka aftësinë për t’u vetëpërmirësuar, nuk ka asnjë forcë politike që mund të çojë përpara procesin e integrimit.

“Patjetër që ka 1001 e arsye për të qenë të pakënaqur me të parët, me shumëçka që nuk bëhet siç duhet, apo  për shumëçka që duhet bërë më mirë. Ka shumë e shumë arsye që për këdo që jeton në këtë vend, për t’u ndjerë i pakënaqur dhe për më tepër akoma, mund të gjenden në vijim arsye për të vazhduar lojën e luftrave me idenë që opozita duhet ta bëjë këtë. Por, në fund të ditës nuk ka asnjë diskutim objektivisht të mundshëm për të ndarë një gjë shumë të thjeshtë. Për sa kohë ne do të kemi kapacitetin për të qenë të pakënaqur me veten dhe për sa kohë do kemi aftësinë për të tu vetëpunësuar, jo që ne jemi e vetmja e mundësi, por jemi dhe e vetmja garanci”, tha Rama.

Duke bërë një paralelizëm me Kombëtaren Shqiptare dhe performancën e saj në kampionatin Evropian “Gjermani 2024,” Rama theksoi se eksperienca në nivelin ndërkombëtar bëri diferencën. Ai vuri në dukje se PS ka eksperiencën dhe dijen për të qenë në lartësinë e negociatave me BE.

“I gjithë ky proces është objektivisht i pamundur për këdo tjetër sepse përpos të tjerave është një proces që kërkon eksperiencë. Nuk mjafton dëshira, dija me lexim dhe me dëgjim, por duhet edhe eksperienca. Nëse do të bëja një krahasim me skuadrën tonë kombëtare në evropianë, nëse skuadrën kombëtare s’do ta kishte evropianin e dytë në historinë e vetë dhe nëse s’do ishte hera e parë për shumicën dërrmuese të lojtarëve që do të luante në atë nivel, me atë që skuadra dha, rezultati do të ishte ndryshe. Ne jemi një skuadër që tanimë jemi mësuar të luajmë në atë lartësi, si të barabartë dhe nga krahu tjetër kemi kuptuar se çfarë duhet për të funksionuar në atë lartësi”, u shpreh Rama.