Interi e konfirmon lëndimin e Moses - Gazeta Express
string(35) "interi-e-konfirmon-lendimin-e-moses"

Gazeta Express

02/03/2020 21:00

Interi e konfirmon lëndimin e Moses

Gazeta Express

02/03/2020 21:00

Probleme për Antonio Conten.

Mbrojtësi i djathtë, Victor Moses, i transferuar në afatin kalimtar të janarit – do të jetë për disa ditë jashtë fushe.

Interi ka konfirmuar se lojtari ka probleme muskulore në kofshën e këmbës së majtë dhe se gjendja e tij do të monitorohet ditëve në vazhdim.

Kështu, Moses me shumë mundësi do të humbasë sfidën gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Napolit.

Ai deri më tani ka bërë 2 paraqitje në Kupë që prej transferimit në janar dhe ka luajtur shtatë ndeshje në të gjitha garat deri më tani për ekipin e Antonio Contes. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement