Interi mund t’i japë fund bashkëpunimit më se 20-vjeçar me kompaninë Nike dhe të nënshkruajë kontratë të re me kompaninë Adidas, sipas gazetave italiane.
Zikaltrit kanë qenë të përfolur për një kontratë të re me gjigantin amerikan të fanellave sportive që nga viti 1998, kur Nike e kishte prodhuar për herë të parë fanellën e Interit për sezonin 1998/99, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, sipas uebsasjtit FCInterNews.It, klubi italian është për momentin duke mbajtur negociata me kompaninë për mundësinë e rinovimit të kontratës.
Nike për momentin e paguan Interin rreth dhjetë milionë euro në sezon, shumë dukshëm më e vogël sesa që marrin gjigantet e tjera të Evropës, e veçanërisht Juventusi, që paguhet nga Adidasi 51 milionë euro në sezon.
Uebsajti italian raporton se Adidadi është i interesuar ta sponsorizojë edhe Interin, pasi që e vetmja lidhje e madhe në tregun italian tanimë i ka mbetur me Juventusin, pasi që vitin e kaluar iu përfundua kontrata me Milanin.
Beppe Marotta, i cili për momentin e bën punën e drejtorit të përgjithshëm me Interin, luajti rol kyç në sjelljen e kompanisë gjermane në Juventus, sa ishte drejtor sportiv aty para disa viteve.
Tifozët dhe drejtuesit e klubit zikaltër shpresojnë se Marotta do të arrijë ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Interin, në mënyrë që klubit t’i rritet buxheti. /Gazeta Express/