string(62) "interviste-selmani-nuk-mund-te-jem-ne-paqe-me-te-kaluaren-time"

Intervistë / Selmani: «Nuk mund të jem në paqe me të kaluarën time»

Arte

Gazeta Express

09/06/2023 17:17

Shpëtim Selmani, shkrimtar dhe aktor kosovar, ka lindur në maj të vitit 1986. Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Luan në shfaqje tratrale në vend dhe jashtë dhe fiton çmime për aktivitetin e tij si aktor. Është kontribues i rregulltë i bllogut alternativ S’bunker.

Mysafir i rezidencës letrare “Krokodil” në beograd më 2014 dhe tri vjet më vonë i asaj shqiptare, “Poeteka, Tirana in Between” në Tirana; ka qenë pjesë e Panairit të Librit në Lajpcig, më 2017. Shkruan prozë dhe poezi: Shënimet e një Grindaveci më 2015 dhe një përmbledhje me poezi Poezi të zgjedhura 2010-2017, botuar nga Multimedia, Prishtinë, më 2017.

Lexo Edhe:

Romani i tij Libërthi i dashurisë u botua më 2019. Me këtë libër, të përkthyer në frëngjisht, gjermanisht e bullgarisht, ka fituat Çmimin Evropian për Letërsi 2020.

Më 2023 Crocetti Editore ka botuar në italisht “Ballata dello scarafaggio”.

E takova dhe intervistova autorin me rastin e pjesëmarrjes së tij në Edicionin XXXV Edizione të Salone del libro di Torino.  Përkthyese në bashkëbisedim ishte Anna Giulia Buonanno.

Pse vendose të shkruash Baladën e buburrecit?

Nuk ka ndonjë arsye të caktuar. Mbase motivimi duhet të kërkohet në atë që prej kohësh lëvrin brenda meje. E shoh letërsinë si mjet për ta komunikuar atë që bart brenda vetes. Ka shumë gjëra që më trazojnë, që më shqetësojnë, të cilat i kam hedhur në libër. Të shkruaj më ka ndihmuar t’i komunikoj ankthet që banojnë brenda meje.

Disa pjesë të librit janë shumë të forta, si ajo ku rrëfen poshtërimin e pësuar nga yt atë nga ana e milicëve serbë. Në të vërtetë, vërehet një dhimbje e madhe në tërë ciklin kushtuar fëmijërisë tënde dhe luftës në Kosovë. A ke bërë paqe me tëkaluarën tënde?

Jo, nuk kam bërë paqe. S’mund të ndodhë që unë të paqetohem me të kaluarën time. Nuk mund të jem në paqe, ngase ka ndodhur diçka që ka pasur ndikim të fuqishëm në jetën time dhe atë të popullit tim. Që të jem i sinqertë, edhe sot kam ankthe që lidhen me luftën, gjë që e mbarështoj si pjesë të ekzistencës sime.

Nuk e kami pasur mundësinë të bëjmë një rrugëtim rehabilitues që do të mund të na ndihmonte të shërohemi nga truama. Kjo është arsyeja pse, për shumë kohë, kemi pasur një mënyrë komunikimi agresive, origjinën e së cilës e kishim të vështirë ta kuptonim. Unë jam me fat, e kam letërsinë, vend ku kërkoj dhe gjej paqe.

Ti rrëfen, duke e mbajtur një lloj ekuilibri, qoftë për Gjenocidin e Srebrenicës, qoftë për dhunat hakmarrëse të shqiptarëve kundër serbëve.

Nuk ka asnjë ekuilibër në luftë. Lufta shkatërron tërë atë që gjen përpara. E keqja nuk ka nacionalitet. Sot, diplomatët dhe politikanët vendosin veten në një pozicion viktimizmi. Gjenerata e re serbe nuk e ka as idenë më të vogël se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, sepse politikanët e tyre nuk e thonë të vërtetën.

Do të doja t’i ftoja të rinjtë serbë të flasin me mua, për ta kuptuar se çka ka ndodhur në të vërtetë, si ka qenë në të vërtetë. Për këtë, te libri, kam rrëfyer për konfliktin e Kosovës, duke e parë me sytë e fëmijës, pa gjykuar. Dua të saktësoj se nuk dua të luftoj me askënd përmes tekstit tim.

Saktësisht, këtë doja të thosha. Ti i jep faktet pa nxitur në gjykime të dhunshme.

Tamam, po.

A mendon se Ballkani do të gjejë paqe ndonjëherë?

Jam shumë skeptik në lidhje me këtë. E shoh shumë të vështirë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit nga pikëpamja politike; nga ana tjetër, është një konflikt që vjen nga kohërat e Jugosllavisë, duke sjellë vetëm shkatërrime. Edhe sot, në Serbi, vuajnë për pasojë të asaj që ka ndodhur.

Një pjesë e komunitetit serb dëshiron paqen dhe e kupton realitetin e vërtetë të Kosovës. Ballkani, megjithatë, vahzdon të jetë një bombë e kurdisur, që thjesht pret të shpërthejë, nga një moment në tjetrin. Problemi më i madh lidhet me politkën, manilupuesen e madhe.

Njerëzit janë të lodhur, para së gjithash njerëzit normalë, edhe pse sot është e vështirë të jesh i tillë. Është urgjente që e gjithë kjo të kapërcehet; është e nevojshme që të gjitha shtetet që i përkisnin ish Jugosllavisë të gjejnë mënyrën të jetojnë në paqe mes vete.

Kufijtë janë një ide absurde në tërë botën e edhe shtetet, nga një pikëpamje e caktuar, përbëjnë njëfarë absurditeti. Njerëzit janë njerëz, individët janë individë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë: jam i vetëdijshëm se ideja ime është utopike, mendim iluzor, por unë shpresoj në të gjithmonë. Bota është nëna e tmerrit.

Në pjesën e parë të Baladës rrëfen për të qenët tënd i martuar, martesën dhe atësinë. Flet për një objektivitet të pastër apo ekziston një referencë në rrugën tënde të brendshme?

Është një pjesë e imja, është realiteti im. S’e shoh ndryshe letërsinë.

Përshkruan një përditshmëri shumë komplekse…

Po, është shumë e vështirë të jesh burrë dhe baba. Ma ka ndryshuar jetën dhe jam i lumtur për këtë, megjithatë është afërmendsh se koha që arirj t’ia kushtoj shkrimit është tkurrur. Djali ka nevojë, ka shumë nevoja. Libri përbëhet prej tri pjesësh që përmbledhin tri identitetet e mia: atë personal, atë të shkrimtarit në Ballkan dhe individualutetin në një vizion evropian. Individët nuk e kanë vetëm një personalitet dhe kam dashur t’i nxjerr të gjitha, duke u dhënë tipare dalluese. Në fund, vetëm identieti kombëtar rezulton ai më problematiku.

Je dëgjuar më me Radmillën?

Po, sigurisht. Kur e kami pasur diskutimin në zoom, për të cilin flas në libër, ajo ka menduar se ishte një keqkuptim dhe përherë ka qenë në kërkim të një konfrontimi të ri, duke parashtruar argumente që për mua nuk kishin asnjë kuptim. Jam i bindur se Gjenocidi i Srebrenicës nuk ka nevojë për diskutim. S’ka gjë për çka të flitet.

Po specifikoj këtu se nuk kam pasur asgjë kundër Rudmillës si person në vete. Pakënaqësia ime gjihtmonë ka pasur të bëjë me fenomenin kolektiv. Nuk është vetëm mikja ime ajo që nuk kupton, është e tërë rinia serbe që nuk kupton. Nuk është faji i tyre, sepse jetojnë në një regjim propagande shumë negative. Edhe sot lexojnë lajmet, totalisht të çmendura, që vijnë nga Aleksander Vuçiqi, të cilit i besojnë.

Kjo e fundit, fatkeqësisht është diçka normale: nëse një i huaj, për shembull një italian, do t’i lexonte ato deklarata në ndonjë gazetë, do të mund të mendonte se janë të vërteta. Janë aq të ndërtuara mirë, sa do të ishte vështirë të kuptohej se bëhet fjalë për një produkt të propagandës.

Çfarë mendon se mbetet pas leximit të librit tënd?

Lumturi, qetësi. Dhimbje? Dhimbje e bukur, nëse ka diçka të tillë. E rëndësishme është që askush të mos mendojë se ka qenë humbje kohe dhe se gjithmonë mund të nxirret diçka prej tij.

Marrë nga: https://albanialetteraria.it/intervista-shpetim-selmani/?fbclid=IwAR3fSzxB7gIxck1xDVX56ivXsyq8k8i8qoDBmqlZoZRqvxG-MO8S6bjLycg

/Përkthimi: Gazeta Express