Rënia e Ipswich Town nga Premier League është konfirmuar pas humbjes 3-0 ndaj Newcastle United të shtunën.
Ipswich udhëtoi drejt “St James’ Park” me nevojën për të fituar dhe që West Ham United të humbiste ndaj Brighton & Hove Albion për të mbajtur gjallë shpresat e vogla për mbijetesë.
Megjithëse West Ham humbi, edhe Ipswich pësoi disfatë, duke luajtur me 10 lojtarë pas përjashtimit të Ben Johnson në pjesën e parë.
Kjo nënkupton që ata ndodhen 15 pikë prapa West Hamit, që është në vendin e 17-të, ndërsa kanë vetëm edhe 12 pikë në lojë, duke e bërë të pamundur mbijetesën.
Ipswich bëhet skuadra e tretë dhe e fundit që konfirmon rënien nga Premier League në sezonin 2024/25. Ata i bashkohen Southampton dhe Leicester City në rikthimin në Championship për sezonin e ardhshëm.
Pjesë e Ipsëich Toën është edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.
Muric i ishte bashkuar klubit të Ipsëichit gjatë verës së kaluar, pas transferimit nga Burnley./GazetaExpress/